Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas vendimit të Autoritetit të Mediave Audiovizive për të rindezur sinjalin e transmetimeve analoge, i cili u ndërpre dje.

Në një postim në Twitter Rama përshëndet vendimin e AMA-s dhe thotë se zbatimi i normës europiane duhet të bëhet pasi t’i sigurohet akses kujtdo në sistemin e ri.

“Përshëndes vendimin e autoritetit të pavarur për rindezjen e sistemit të vjetër të transmetimit televiziv. Zbatimi i normës europiane është një domosdoshmëri, por nuk fiket sistemi i vjetër pa siguruar akses për këdo në sistemin e ri. #EgjithëVëmendjaPërNJERËZIT”, shkruan kryeministri.

Veritas.com.al/