Kryeministri Edi Rama ka vijuar takimin elektoral për zgjedhjet lokale 30 qershorit në qytetin e Sarandës, ndërsa hodhi akuza ndaj Partisë Demokratike. Ai tha se PD-ja nga një parti që lindi për shpresën europiane, sot është kthyer në pengimin e anëtarësimit të Shqipërisë.

“Ne nuk jemi të rënë nga qielli, padiskutim kemi të metat tona. Në shumë punë të bëra, ka patur edhe punë që nuk janë bërë si dihet dhe doja shumë që punët t’i bënim shumë mirë dhe bëjmë çmos  të përmirësohemi. Më të mirë se ne nuk ka pasur, nuk ka dhe me sa duket nuk do të ketë edhe për një kohë. PD lindi si shpresa europiane, por sot është katandisur në një forcë qorre për ta ndarë Shqipërinë nga Europa.”-tha Rama.

Shefi i qeverisë tha se opozita ka dalë sot në rrugë për të “shembur” institucionin themelor të demokracisë (zgjedhjet) dhe për të penguar  negociatata  me BE-në.

“Kjo fushatë është fushata më e vështirë që unë e kam bërë ndonjëherë dhe se shqiptarët kanë parë në këto vite, sepse është një fushatë ku kundërshtari nuk na ka dalë përballë, por ka qëllimin të rrëzojë institucionin themelor, institucionin e zgjedhjeve. Çfarë kanë këta njerëz. Si ka mundësi që këta njerëz duan të mbjellin frikë dhe pasiguri.  Ata protesta bëhen për të mbjellë frikë dhe për ta bërë leckë Shqipërinë në të gjithë Europën”-tha ai.

Veritas.com.al/