Kryeministri Edi Rama deklaroi se kryetarit të bashkisë së Tiranës, Erjon Veliajt po i bëhet një linçim publik.

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama u tregua i rezervuar të komentonte hetimet e SPAK por tha se kryebashkiakut po i bëhet një gjyq publik.

“Përkohësisht di që Erion Velisë i cënohet jeta e tij familjare nga gjyqi publik, i bërë jo nga institucioni përkatës, por nga të gjithë ata që janë angazhuar në atë gjyq. I cenohet dinjiteti nga prokurorë e gjykatës të ulur nëpër klube mediatike apo të fshehur pas ekraneve të portaleve.

Këtë e di me siguri, ndërsa sa i përket pjesës tjetër nuk bën përjashtim askush nga ajo që unë kam thënë që në fillim. Unë nuk bëj komente për çështje që i takojnë institucioneve të drejtësisë. Deri më sot. Kjo mund të ndryshojë për një arsye shumë më të fortë dhe pastaj do ta ndaj me ju, por deri më sot jo.

Mund të bëjë koment për një vendim të formës së prerë, siç kam bërë për një shpifës recizitiv, për një vendim që ka qenë një nga vendimet më të drejta dhe të mirëseardhura për mua në këtë vend ku shpifja është bërë mbret dhe e vërteta është kthyer në skllav, ndërsa sa i përket rastit konkret është pak por e sigurt që linçimi publik ndaj kryetarit të bashkisë është i neveritshëm dhe që kërkimi i gijotinës për të është skandaloz”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *