Kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje në zonën e tij elektorale Vlorë, ku prej andej ka gjetur rastin të komentojë listën e PD. Rama ka pyetur familjarët, nëse e kishin parë listën që doli të premten pas mesnatës. Pasi ata mohuan ta kishin parë, erdhi komenti i kryeministrit.

“Asnjë nuk keni humbur…Janë bashkuar të gjithë humbësit, Saliu, Luli, Halim Kosova, ky tjetri, Besnik Fuçia, humbës, janë të gjithë bashkë atje, Bardhi, humbës, Mediu fitues gjithmonë me humbje, të gjithë humbësit bashkë, Dash Shehi po. Ja kjo është PD, republika e re e humbësve”, tha Rama.