Ashtu siç ishte paralajmëruar, Partia Socialiste ka mbledhur këtë të martë, më 7 prill grupin parlamentar. Mbledhja e nisur prej orës 9:30, e drejtuar nga kryeministri dhe kryetari i kësaj force politike Edi Rama, ka zgjatur për afro 1 orë e 30 minuta.

Në këtë mbledhje dy ishin porositë kryesore të kryeministrit Rama, që vijnë në kuadër të turit “Punët e Shqipërisë”: Komunikimi me bazën dhe ai publik!

Rama ka kërkuar nga deputetët që të jenë më të pranishëm në zonat e tyre elektorale për të dëgjuar nga afër problematikat dhe shqetësimet e qytetarëve, por edhe për t’i qëndruar sa më pranë bazës. Ai gjithashtu i ka lajmëruar deputetët e tij se dhe vetë do zhvillojë së shpejti takime në qytete të tjera të vendit.

Kryeministri Edi Rama  këtë të martë, 7 prill, ka mbledhur grupin parlamentar të PS.

Sipas informacioneve që ka mësuar ABC News, Rama u ka lënë porositë deputetëve dhe ministrave socialistë që të zhvillojnë takime dhe të kenë komunikim të vazhdueshëm në bazë.

Ndërkohë paralajmëroi se do të zbresë vetë në terren për të pyetur nëse deputetët apo ministrat janë angazhuar në këtë tur dhe kanë takuar qytetarët. Vetë kreu i qeverisë vazhdon turin këtë të martë në Lezhë.

Takimi vjen në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Kjo mbledhje, e cila vjen fill pas mbledhjes së zgjeruar mes deputetëve dhe ministrave, ishte një mbledhje rutinë që grupi parlamentar e zhvillon çdo fillim jave për të diskutuar mbi axhendën parlamentare. Të enjten priten të diskutohen në Kuvend një sërë projektligjesh të lidhura me procesin e integrimit.

Ndërkohë sjellim ndërmend se më herët pati një tjetër mbledhje të funksionarëve të lartë të PS-së. Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Blendi Klosi kishte mbledhur në një takim në selinë rozë kryebashkiakët e PS-së në vend. Edhe ky takim vjen në kuadër të turit “Punët për Shqipërinë” dhe kishte në fokus rienergjizimin dhe procesin zgjedhor në forumet drejtuese.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *