Pak minuta pasi të mbledhë Komitetin Ndërqeveritar, për të prezantuar masat dhe paketën për dëmshpërblimet nga përmbytjet , kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten në Pallatin e Brigadave edhe kabinetin qeveritar
Sfida aktuale e qeverisë është menaxhimi i situatës nga përmbytjet të cilat kanë përfshirë disa qytete të vendit. Ndaj me gjasë dhe fokusi të premten do të jetë menaxhimi në terren dhe sigurimi i qytetarëve në këto kohë të vështira.
Në këtë takim pune, ministrat do të raportojnë mbi prioritetet dhe objektivat e cdo dikasteri për këtë vit për të planifikuar mënyrat me efektive për zbatimin e politikave publike.
Ndërsa një javë me vonë, të premten e 16 janarit, Rama do të presë në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të partisë socialiste.
Ky takim i cili mbahet tre ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, ka për qëllim të koordinojë punën e deputetëve në parlament, si dhe të diskotojë mbi projektligjet dhe iniciativat e qeverisë përgjatë këtij sesioni.
Ndërkohë, këtë të enjte në selinë rozë, numri dy i partisë, Blendi Klosi zhvilloi një takim me drejtuesit politik në qarqe, pa praninë e kryeministrit Rama, ku në fokus ishin cështjet organizative të partisë gjatë 2026-ës./
Komente