Pas mbledhjes së Komitetit Ndërqeveritar, lidhur me situatën e përmbytjeve, kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me kabinetin qeveritar, i pari për këtë vit.
Në këtë takim pune, ministrat do të raportojnë mbi prioritetet dhe objektivat e çdo dikasteri për këtë vit për të planifikuar mënyrat me efektive për zbatimin e politikave publike.
Ndërsa një javë me vonë, të premten e 16 janarit, Rama do të presë në Pallatin e Brigadave grupin parlamentar të partisë socialiste.
Ky takim i cili mbahet tre ditë para nisjes së sesionit të ri parlamentar, i planifikuar për më 19 janar, ka për qëllim të koordinojë punën e deputetëve në parlament, si dhe të diskutojë mbi projektligjet dhe iniciativat e qeverisë përgjatë këtij sesioni.
Komente