Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë një takim informal me deputetët e Tiranës, pasditen e kësaj të mërkure.
Mësohet se takimi do të zhvillohet në godinën e Kryeministrisë, ku do të marrin pjesë edhe ministrat e kabinetit qeveritar.
“Pritet të jetë mbledhje informale, do të zhvillohet në godinën e Kryeministrisë. Kryeministri ka thirrur ministrat, por edhe deputetë të qarkut të Tiranës. Ky takim me deputetët, vjen një ditë pas miratimit të shkarkimit të Erion Veliajt. PS ka kërkuar zgjedhje të parakohshme në Tiranë, duke kandiduar Ogerta Manastirliun.”, raportoi ndër të tjera gazetarja Greta Bullari.
Komente