Kryeministri Edi Rama do të jetë me 12 Maj në Athinë, ku do të zhvillojë një takim me bashkëatdhetarët atje. Përmes një postimi në në Facebook, kreu i qeverisë, teksa iu bëri thirrje shqiptarëve që të marrin pjesë, zbuloi se takimi do të nisë në orën 11:00 në stadiumin e Galatsit, salla “Christams Theatre”.

“MIRËMËNGJES dhe me ftesën që më në fund ka edhe adresën, duke i ftuar ata ndër ju që janë në Athinë ose rrethina, e që munden ta kalojnë me ne që vijmë nga Shqipëria këtë moment të veçantë krenarie për të gjithë shqiptarët e Greqisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama./abcnews.al