Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me disa fotografi nga vizita e djeshme e presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed Bin Zayed Al Nayan, vizita e tij e parë në Shqipëri.

Teksa e cilëson si një vizitë historike, kreu i qeverisë shprehet se kanë vendosur “piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore”.

“Mirëmëngjes dhe me FotoALBUMIN e një vizite historike, ardhjes për herë të parë në Shqipëri të Presidentit të Emirateve të Bashkuara, Sheikh Mohamed Bin Zayed Al Nayan, me të cilin vendosëm piketa të reja bashkëpunimi në një rrugë miqësie vëllazërore, ju uroj javë të mbarë”, shkruan kryeministri Rama.

 

Në fund të vizitës 90 minutëshe në Shqipëri, palët shkëmbyen dy marrëveshje të rëndësishme.

E para, një bashkëpunim në fushën e energjitikës, mes dy kompanive prestigjioze nga Abu Dabi, Masdar dhe TAQA, dhe Korporatës Elektroenergjitike dhe Operatorit të Sistemit të Transmetimit, si dhe nënshkrimi i letrës së angazhimit për Projektin e Qytetit Inteligjent të Shqipërisë midis “Presight AL Ltd”.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *