TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama thotë se kanë filluar punimet për zgjerimin dhe rindërtimin e autostradës, e cila lidh Tiranën me Durrësin.

Ai ka publikuar në faqen e tij “Facebook” video nga punimet, që po kryhen në terren.

“MIRËMËNGJES dhe me fillimin e punës për zgjerimin e rindërtimin e autostradës Tiranë-Durrës, e cila ka nisur me spostimin e fondit të saj të gjelbër nga Bashkia e Tiranës në disa pika, duke filluar nga Parku i Liqenit, ju uroj një javë të mbarë🫶”, shkruan Rama./ abcnews.al

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *