Kështu është shprehur kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në samitin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për investimet në Ballkanin Perëndimor (BERZH).
“Ballkani Perëndimor është kufiri i investimeve në Evropë, për shkak të asaj që e ka bërë këtë vend destinacion të paarritshëm. Të gjitha vendet e rajonit po përmirësohen. Shqipëria është në një fazë të re dhe është e qartë për ato që vizitojnë, që është parajsë e turizmit dhe investimeve”.
“Kemi parë shtigje të reja që po hapen për rrjetin hekurudhor. Shpresoj të jemi në gjende të bëjmë më shumë dhe të vazhdojmë nga njëra anë me Kosovën me hekurudhën dhe ‘Korridorin e 8’ me Maqedoninë e Veriut”.
Shqipëria, sipas kryeministrit Edi Rama, është krejtësisht e varur nga energjia që prodhohet me ujë, por Tirana po punon që të diversifikojë burimet e saj të energjisë.
“Besoj se diversifikimi e prodhimit të energjisë, por prodhimi i energjisë nga uji do të mbetet burimi ynë kryesor, prandaj tani jemi duke investuar në një projekt të madh që do të na lejojë të kemi elementin që na mungonte në sistemin tonë, e që është balanca”, tha Rama.
Rama gjithashtu tha se, digjitalizmi është tjetër hap shumë i rëndësishëm.
“95% të shërbimeve për njerëzit janë digjitale, duke u shndërruar në shërbime jo në letër. Në muajt në vijim do të mbyllim zyrat ku qytetarët merrnin shërbimet dhe gjithçka do jetë online”.