Kryeministri Edi Rama ka nisur një vizitë punë në Bruksel; para pak  është zbardhur edhe agjenda e takimeve të kryetarit të qeverisë në selitë e institucioneve të BE.

Sot, e mërkurë, në orën 17:00 kryeministri do të ketë një takim me shefen e diplomacisë së Bashkimit Europian, Frederica Mogherini. Më pas, shefi i ekzekutivit shqiptar do të zhvillojë një takim edhe me kreun e Këshillit Europian, Donald Tusk si dhe me presidentin e KE, Juncker.

Kjo vizitë pune në Bruksel e kryeministrit Edi Rama vjen në një kohë kur palët politike në Shqipëria janë shumë larg dialogut edhe pse thirrjet për një proces të tillë nuk kanë munguar si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta dje vendosi të shfuqizojë dekretin për zgjedhjet e 30 qershorit.

Veritas.com.al/