Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga forumi ‘Europa Park’ në Mynih nisjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Teksa Shqipëria pret konferencën e parë ndërqeveritare që shënon dhe nisjen zyrtare të procesit, kryeministri ka nxitur liderët europianë të thonë po.

Rama tha se një shtëpi nuk mund të funksionojë nëse nipat e vegjël i vënë veto gjyshërve duke përdorur madje dhe metafora të tjera. Nga ana tjetër ai mohoi se ka një krim shqiptar, duke ua lënë refuzimin për negociatat çështjeve të Brendshme politike të Francës dhe Holandës.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit Rama:

“Shqipëria është një vend mjaft i mirë për kompanitë Gjermane.  E rëndësishme është të zbatojmë rregullat evropiane. 28 miliard janë për investime në energji dhe infrastrukturën. Shpresoj fort që do të gjejmë me kompanitë gjermane njerëzit e duhur për të zbatuar këtë plan. Në raport me rajonin ka pasur një ndryshim të madh, ndryshimi i qasjes tonë me Serbinë.

 Sot marrëdhëniet janë shumë më të mira. Sa i takon zgjerimit e kuptoj që është e vështirë të marrësh vendime të mëdha. Të nxitesh nga rrejte sociale apo gazeta, nuk besoj është forca për të projektuar të ardhmen. Por nuk mund të imagjinoj një shtëpi ku nipërit e vegjël i venë veto gjyshërve.

Pozicioni ynë është shumë më i çuditshëm ne jemi të verbuar nga dashuria për evropën, evropa thotë se do të martohet me ne, po a mund të martohesh me dike që nuk flet. Si mund të martohesh me dikë që nuk i flet.

Anëtarësimi do të vijë për pasojë të saj por negociata është reale për ne dhe ti privosh vendet nga kjo është e pakuptimtë, tu japësh vendeve këtë instrument është ti ndihmosh ata.

Ejani të vizitoni Shqipërinë është larg vetëm disa orë. Nuk do të pendoheni. Për të huajt është vendi më i sigurt në Europë“, tha Rama.

VERITAS.COM.AL