Kryeministri Edi Rama është takuar mëngjesin e sotëm me kryetarin dhe deputetë të Partisë për Drejtësi Integrim dhe Unitet.
Që herët në mëngjes, Rama është takuar me Shpëtim Idrizin dhe Aqif Rakipin për reformën në drejtësi. Kryeministri deklaroi pasditen e djeshme se mazhoranca i ka 94 vota për ta votuar të enjten në Parlament draftin me ndryshimet kushtetuese.
Rama kërkon me ngulm që të sigurojë vota të mjaftueshme për të votuar reformën, edhe pa Partinë Demokratike nëse nuk arrihet konsensusi gjatë këtyre dy ditëve.
Javët e mëparshme, janë parë gjithashtu tentativa të Kryeministrit për të trafikuar vota edhe nga opozita që të votohet reforma më 21 korrik. Ndërkohë, aleati i Ramës, kryeparlamentari Ilir Meta ka insistuar që të arrihet konsensusi me PD-në