Kryeministri Edi Rama në Konferencën Kombëtare për të drejtën e informimit komentoi edhe rëndësinë e sekretit hetimor.

Rama tha se gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore, por i nxjerrin prokurorët.

“Sekreti hetimor është diçka tjetër. Përfitoj nga rasti të falënderoj avokaten e popullit, me një rast të një gazetari i cili u akuzua dhe u keqtrajtua për nxjerrje të sekretit hetimor. Ka ndodhur edhe gjatë pandemisë kur prokuroria ju vu mbrapa ca gazetarëve dhe për mua gazetarët nuk nxjerrin sekrete hetimore. Pas gazetarë nuk i deponojnë i disponojnë prokurorët.

Kur u bie në dorë sekreti, gazetarët nuk kantë më detyrimin të ruajnë sekretin. Dhe nuk shkon drejt tij hetimi, por drejt atyre që ia dhanë atij. Kjo është elementare. Që në kanun shkruhet e zeza në të bardhe se lajmësi nuk ka faj, kush e prodhoi ose kush ja dha që ta çoje dikur tjetër është burimi që duhet të merresh.

Informacioni, mbi gjithçka që institucionet publike bëjnë dhe mbi gjithçka që ekzistojnë në letër në vulë në firmë, dhe që nuk përfshihet në një hapësirë të ngushtë, është pronë publike që shteti nuk ka as një të drejtë t’ja mohojë qytetarëve”, – u shpreh Rama.