Program i PS-së për mandatin e tretë qeverisës parashikon që 61 bashkitë e vendit të furnizohen me 24 orë ujë të pijshëm në ditë. Kryeministri Edi Rama akuzoi kundërshtarët politikë se i kishin kthyer ndërmarrjet e ujësjellësve në fole punësimi partiak, teksa shtoi se me ardhjen e tij në pushtet panorama u ndryshua rrënjësisht.
Një nga sukseset e tij më të mëdha, Rama quan Reformën në Energji, duke thënë se falë bashkëpunimit me qytetarë arkëtimet janë dyfishuar dhe se tani më nuk ka afrofe, por secili paguan aq sa shpenzon. Premtimi i tij për mandatin e tretë është që të ulë humbjet nga 10% nga 21% që është aktualisht, e ndërsa nuk i kurseu sërish akuzat as në këtë sektor duke thënë se opozita sot premton ato që “qeveria e tij mezi i ka hequr nga sistemi”. Për energjinë ai prezantoi tre prioritete që kanë të bëjnë me transformimin e nënstacioneve dhe fuqizimin me kapacitete në rrjetin e shpërndarjes, si dhe kalimi në teknologjinë smart.
VERITAS.COM.AL