Kryeministri Edi Rama mori fjalën në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në OKB, në rolin e kreut të qeverisë shqiptare, teksa e nisi mbledhjen si kryesues i saj.

Gjatë fjalës së tij, Rama i shprehu mirënjohje presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky për pjesëmarrjen në mbledhje, teksa vendi i tij përballet ende me agresionin rus.

Rama u shpreh se nuk askush nuk do e mendonte që një luftë e tij do nisej nga një vend anëtar  i përhershëm në OKB, dhe se kjo luftë nuk do të dënohej menjëherë nga të gjitha shtetet në botë.

“President Zelensky, jam mirënjohës për praninë tuaj këtu, në një moment kaq tragjik në historinë e vendit tuaj. Fjalët tuaja përkthejnë dhimbjet e bashkëatdhetarëve tuaj dhe përcjellin kurajon e popullit tuaj, dhe shpresën e patjetërsueshme të kombit tuaj. Shkëlqesi, ndërkohë që bota ka nevojë më shumë se kurrë për një ndjenjë të mprehtë përgjegjësie, prej të gjithëve ne, konflikte, kapje jokushtetuese të pushtetit, përmbytje shkatërrimtare, zjarre masive, ajo çfarë dëshmohet ndërkohë, janë qëndrime gjithmonë e më përçarëse, konfliktualitet në rritje brenda shteteve.

Kush mund ta përfytyronte jo shumë kohë më parë, që në dekadën e tretë, në sheklullin 21, një luftë shkatërrimtare, e nisur nga një anëtare e përhershme të këtij Këshilli, do ta vinte Evropën në rrezik. Kush do të mund ta përfytyronte, që një agresion i pajustifikuar, i paprovokuar, nuk do të dënohej menjëherë botërisht nga të gjitha kombet në OKB”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare.