Kreu i qeverisë Edi Rama komentoi kërkesat radikale të opozitës. Ai tha se ka disa kërkesa të pakuptimta nga forcat opozitare, që nga rishikimi I kushtetutes e deri tek kërkesa për largimin e tij. Rama tha se opozita nuk ka kërkuar shtyrje të zgjedhjeve.
E ke parë atë platformën vizionare të kryetarit të Partisë Demokratike dhe e ke parë që ka një kapitull për rishikimin e reformës në drejtësi. Ata nuk thonë që të shtyhet data e zgjedhjeve. Ata duan qeveri tranzitore që të iki kryeministri të rishikohet kushtetuta. Ik ti, të vij unë, thonë ata.
Ndërsa duke u ndalur tek protestat e opozitës, Rama tha se në këto protesta ka vetëm një popull imagjinar. Kryeministri pohoi se shumica e atyre që vijnë në proteste janë punonjës të bashkive që kycen plotësisht vetëm që punonjësit të shkojnë në tubim. Sipas Ramës, po të ishte revoltë popullore siç pretendohet, Basha nuk kishte fare nevoje të ishte aty në krye.
Në ato protesta kush vjen, kryetarët e bashkive dhe ata punëtorët e ndërmarrjeve të zgjedhjeve. Në atë protest është një popull imagjinar. Pjesa kryesore janë bashkitë që mbyllen. Por ka dhe nga ata protestues që vijnë atje dhe hanë shufra hekuri. Nuk është populli aty se po të ishte revoltë popullore nuk kishte nevojë fare të jetë ai atje. Atje mund të ketë dhe 100 mijë veta se PD ka 400 mijë votues por nuk janë. Nuk janë as 20 mijë veta.
Rama tha se ne baze te anketimeve , nese zgjedhjet mbahen sot, PS fiton me thellë sesa viti 2017.
Nëse zgjedhjet bëhen sot ne fitojmë më thellë se në 2017. Nuk e kam bindje e jam fakt. E kam thënë dhe e them merrë dhe bëj anketime. Dhe pse mund ti manipulosh. Në periudhën prill maj opozita ka filluar dishezën se nuk e hanë shqiptarët 75% e shqiptarëve refuzojnë bojkotin dhe 80% refuzojnë dhunën.
Veritas.com.al/