Kryeministri Edi Rama ndodhet në Slloveni ku do të jetë pjesë e panelit të liderëve në Forumin Strategjik të Bledit.
Pjesëmarrës në këtë forum janë 8 kryeministra mes tyre përveç Ramës është edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, tre presidentë, presidentja e Këshillit të Europës, dhe 14 ministra të punëve të jashtë e të ftuar të nivelit të lartë.
Në pamjet nga forumi në Slloveni pas shtrëngimit të duarve me Kurtin, këtë të hënë nga video shikohet sesi dy kryeministrat duket se i kanë lënë mënjanë tensionet dhe kanë shkëmbyer një bisedë të shkurtër mes njëri tjetrit.
Qeveria sllovene organizatore e forumit thotë se “ i 18 forum strategjik i Bledit synon të ndërtojë qasje të përbashkët mes komuniteteve globale në të ndërtuarin e shoqërive të qëndrueshme bazuar në solidaritet”./