Kryeministri Rama e ka komentuar protestën e banorëve të Unazës së re që nuk lejojnë të ndërtohet rruga e re, dhe ku është përfshirë opozita- si një tentativë për të marrë pushtet me anë të dhunës. Rama ka thënë se këto grupime politike nuk marrin dot pushte në rrugën e votës e të alternativës, prandaj ngrenë në këmbë njerëz të mërzitur për të djegur vendin.

Gjatë një takimi me banorët në Libofshë të Fierit, kryeministri Edi Rama tha se kjo qeveri ka legalizuar në 8 vite 150 mijë objekte, ndryshe nga qeveria e kaluar që ka legalizuar 21 mijë banesa në 8 vite. Rama foli edhe për protestën e banoreve te zonës së Astirit, teksa nuk nguroi të sulmojë opozitën. Sipas tij opozita udhëheq protestuesit për të ardhur në pushtet me dhunë, pasi nuk e mundi me votë.

“21 mijë banesa janë legalizuar në 8 vite, kurse ne kemi legalizuar 150 mijë objekte në 4 vite, shumica prej tyre shtëpi. Ne nuk mund të legalizojmë aty ku është e pamundur. Të gjitha bashkitë kanë prishur, por kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga opozita për të mbrojtur atë që ligji e ndalon. Me demek që paskam thënë se shtëpitë nuk do të prishen, nuk është e vërtetë. Ne kemi legalizuar 150 mijë, shumica shtëpia, në katër vite. Por nuk mund të legalizojmë në kurriz të buxhetit aty ky është e pamundur. Kurrë nuk ka pasur një protestë të udhëhequr nga partitë për një gjë që ligji nuk e lejon. Luftë për pushtet, gjej shesh bëj përshesh. Edi Ramën nuk e mundim dot me votë dhe hajde të bëjmë këto, ti vëmë flakën.”-tha Rama.

Veritas.com.al/