![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2023/06/rama-1-632x375-4.jpeg)
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Evropës Dixhitale. Kreu i qeverisë shkruan se me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, qytetarët, bizneset dhe institucionet publike do të mund të aplikojnë për programin e ri financues të BE-së me vlerë 7.5 miliardë euro.
Postimi i kryeministrit Rama:
LAJMI I MIRË
![](https://secure-ds.serving-sys.com/BurstingCachedScripts//Res/blank_1X1.gif)
Nga sot Shqipëria do të jetë pjesë e Programit të Europës Digjitale
Sot me firmosjen e marrëveshjes në Bruksel, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi do të jenë pjesë e Europës Digjitale ku qytetarët, bizneset, institucionet publike do të kenë mundësi të aplikojnë në programin e ri financues të BE-së prej gati 7,5 miliard Euro
Agjenda digjitale e cila është një nga shtyllat kryesore të qeverisë shqiptare tashmë do të mbështetet edhe nga programet e BE