/Nga: Veritas.com.al/

Pas deklaratave të nxehta e tensionuese të kryeministrit Rama në raport me Greqinë, sot ka nisur tërheqjen nga pozitat e mëparshme. Masa e parë që mori ishte një bisedë telefonike me kryeministrin e Greqiaë, Tsipras. Pasdite ka një intervistë me Televizionin më të madhe të Greqisë aktualisht, “Tv Sky”. Duket sikur dikush e ka rregulluar punën që pas grindjes të jetë një “happy end” mes dy kryeministrave.

Biseda telefonike mes dy kryeministrave është kërkuar nga kryeministri shqiptar Edi.

Gjatë bisedës, dy kryeministrat folën për marrëdhëniet mes dy shteteve dhe ranë dakord që duhet forcuar bashkëpunimi, në interes të dy popujve dhe rajonit.

Kryeministri Tsipras shprehu gatishmërinë për këtë gjë, por theksoi se tensionet e kohëve të fundit dhe “retorika nacionaliste e palës shqiptare” minon klimën e besimit në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Njëkohësisht, Kryeministri grek theksoi se duhet ndërmarrë hapa konkretë për bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe Greqisë, duke ripërsëritur kërkesën se respektimi i të drejtave të minoritetit mbetet një pikë kyçe dhe kusht themelor për rrugën evropiane të vendit tonë.

Retorika e kohëve të fundit ka mbetur në ajër, pa shkaktuar efekte në masa popullore, siç edhe ka ndodhur në të kaluarën mes dy shteteve fqinje. Ndoshta kjo ishte edhe arsyeja pse Rama u ndie “i lodhur”  dhe e çmoi se nuk kishte asnjë përfitim elektoral përmes grindjeve me Greqinë.

/Veritas.com.al/