Kryeministri Edi Rama i ka dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësore me gazetarin Peter Tiede, pas publikimit të përgjimeve në gazetën “BILD”.

Lajmin e ka konfirmuar nëpërmjet një postimi në twitter vet kryeministri Edi Rama.

“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”,- shkruan Rama.

Cili është avokati Matthias Prinz?

Po kush është avokati i njohur gjerman, të cilit Rama i besoi procesin e parë me mediat?

Matthias Prinz, i lindur në vitin 1956 është një avokat gjerman, i cili merret me mbrojtjen e privatësisë dhe rastet e shpifjes së mediave. Ai ka përfaqësuar korporata të mëdha, duke përfshirë SAP, Audi, Volksëagen, T-Mobile si dhe individë si: Familja Mbretërore Suedeze, Princesha Caroline nga Hanover, Sulltani i Bruneit, Princi Albert i Monakos, Helmut Njutoni, David Beckham, Don Johnson dhe Karl Lagerfeld.

Prinz gjithashtu përfaqësonte atletët kryesorë gjermanë, si Boris Becker apo edhe Oliver Kahn. Me këtë të fundit, Prinz fitoi padinë ndaj EA Sports, të cilët kishin përdorur emrin dhe imazhin e portjetit gjerman pa aprovimin e tij.

Veritas.com.al/