-Kryeministri flet për gazetën “Irish Times”-

Kur na ndajnë pak ditë nga vendimi i Këshillit Europian për çështjen e negociatave, Kryeministri Edi Rama thotë se nuk është optimist për vendimin e BE-së javën e ardhshme. Në një shkrim të publikuar nga gazeta irlandeze Irish Times, me titull “Shqipëria përballet me një tjetër pengesë në rrugën e gjatë drejt BE”, kreu i qeverisë shpreh hapur skepticizimin e tij për me atë që po ndodh sot në Evropë.

“Unë jam optimist për të ardhmen e vendit, por jo për atë që do të ndodhë javën e ardhshme”, citohet të ketë thënë Kryeministri, duke shtuar se tani Bashkimi Europian sheh si pengesë mungesën e Gjykatën Kushtetuese, ndonëse vetë ka nxitur pastrimin sa më shpejt të sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.

Për të njëjtën media ka folur edhe kreu i opozitës, Lulzim Basha, i cili shpreson që negociatat të hapen, edhe pse vendi ka probleme. Ai thotë se Shqipëria është ndoshta vendi i parë në historinë moderne pa një Gjykatë Supreme, pa një Gjykatë Kushtetuese dhe me një parlament me vende të paplotësuara.

Veritas.com.al/