Kryeministri Edi Rama, në fjalimin para sheshit ‘Nënë Tereza’ ku po celebrohet fillimi i fushatës dhe inaugurimi i kandidaturës së Erjon Veliajt, ka thënë se ‘nëse opozita kërkon zgjedhje të parakohshme, ka një ‘po’.

Kjo po është ‘Nëse opozita fiton qoftë edhe një bashki më shumë se ne në votimet e 30 qershorit, atëherë jemi gati të shkojmë në zgjedhje të parakohshme parlamentare”.

Por ndërkohë, kryetari i PS, Rama, ka garantuar se askush nuk mund të fitojë sot para Partisë Socialiste, që është shumicë e padiskutueshme dhe opozita- pakicë ‘që po rrudhet’ përditë e më shumë.

Rama tha se zgjedhjet e kaluara parlamentare, opozita mori të që kërkoi:  Gjysmën e qeverisë! Por prapë humbën. Do të kishin humbur shumë më tepër, por iu dhamë një ‘dorë’ dhe morën aq sa morën. Opozita humbi me qeverinë e vet!- tha kryeministri Rama.

Veritas.com.al/