Kryeministri Rama, në takimin në kryeqytet me deputetët dhe me drejtorë të Bashkisë së Tiranës, ka paralajmëruar se do të konfiskohen të gjitha ndërtimet e braktisura në Shqipëri që nga vitet ’90.

Kreu i qeverisë u ndal më tej te ndërtimi i kateve pa leje të pallateve, ku tha se nëse konstatohet diçka e tillë, do konfiskohet e gjithë ndërtesa, jo vetëm katet.

“Do marrim një tjetër masë për të konfiskuar të gjitha ndërtimet e braktisura dhe ngrehinat e braktisura që nga vitet 90. Që qëndrojnë si karakatina dhe kanë problematika të natyrës mjedisore dhe shëndetit të njerëzve. Do të sqarojmë edhe aspektin më të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime.

Kur vjen puna te shkelja e lejeve të ndërtimit, mbi 2% të kufijve të lejeve. 2% është normale, por kur tejkalon dhe shkelet do të provokojë sekuestrimin e të gjithë ndërtesës jo të pjesshme. Ndërtimi i kateve shtesë për qëllim fitimin, nuk bëhet në një moment, por me muaj, janë një shkelje me vetëdije. Do sjellë kalimin e menjëherë të asaj prone në duart e shtetit”, tha ai.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *