Kryeministri Edi Rama paralajmëron reformim të pagave në sistemin arsimor.
Rama tha se për pak muaj paga mesatare e mësuesve do të shkojë në 950 euro, me rritjen që është përcaktuar, por sipas tij kjo është e pamjaftueshme.
Kreu i qeverisë tha se po shikohet mundësia që mos të kemi më një sistem pagash të unifikuar për mësuesit, por se ata do paguhen sipas meritave dhe performancave në mësimdhënie.
Për këtë ka nisur krijimi i një portofolit dixhital që do ketë të dhëna për çdo mësues, kualifikimet e tyre, trajnimet, performanca në mësimdhënie.
Duhet të bëjmë të mundur që përveç pagës uniforme, të ketë edhe nivele të ndryshme pagash sipas meritës, kontributit dhe kualifikimeve. Për këtë na duhet sistem i besueshëm kualifikimesh, trajnimesh, kreditesh. Ministrja përmendi portofolin dixhital që ka filluar të strukturohet, por janë një sërë elementësh që duhen vënë në vijë. Ne besojmë që mund t’ia dalim kësaj sfide”, u shpreh Rama.
“BE sot duke kuptuar këtë nevojë, këtë shqetësim të madh ka ndryshuar qasjen dhe për herë të parë në histori ka vendosur për një vend që nuk është vend i BE, por është në procesin e negociatave me instrumente financiarë që deri dje mund ti gëzonin vetëm vendet e BE”, tha Rama.