Kryeministri Edi Rama thotë se Shqipëria është vlerësuar me notat më pozitive në Bruksel.
Në Kuvend, Rama u shpreh se vetëm PS është garante e reformës në drejtësi.
“Ne nuk do të bëjmë rritje të kontributeve në këtë fazë. Gjithçka që do të rrisni në buxhetin familjar, është vetëm rezultat i rritjes së ekonomisë. Jo më pëlqen, por më frymëzon shumë, kështu me faqen për muri ju pafsha, vetëm me shëndet gjithmonë. Për sigurinë, drejtësinë dhe rendin kemi buxhet masiv. Pavarësinë e drejtësisë e garanton vetëm PS. Në buxhetin që do të miratojmë, kemi një rritje domethënëse të mbështetjes, qoftë për mbrojtjen, qoftë për drejtësinë. Skema e re e kompensimit të fermerëve. Me këtë kompensim, do t’i japim një shtytje domethënëse përpara, edhe sektorit të bujqësisë, duke i mbështetur drejtpërdrejt fermerët dhe nprma e rimbursimit, është më konkurruesja në rajon. Dua të siguroj ata që na ndjekin, se Shqipëria nuk ndalet, kemi hyrë në fazën vendimtare, që dje mori shtysë të re në Bruksel, jemi çmuar me notat më pozitive. Pikërisht sepse jo vetëm i kemi qëndruar strikt të gjitha detyrave, sot jemi në vendin e parë për plotësimin e kërkesave nga plani i ri i rritjes. Jemi të çmuar për atë që mallkohemi non stop, nga ata që sot po më fusnin në borxh me këtë pamje spektakolare që po më ofrojnë, pikërisht për drejtësinë, reformën. Nëse sot Shqipëria lufton me korrupsionin, heton pa dallim, ka vendosur në të njëjtin nivel edhe flamurin e pavarësisë së drejtësisë, është merita ekskluzive e PS. Është garante e kësaj pavarësie.”, theksoi ai
Komente