Rama shpalos platformën e KÇK dhe paralajmëron të vetët: Kush nuk e voton, është i përjashtuar nga PS
Kryeministri Edi Rama ka shpalosur sot platformën “KÇK”, për të cilën tha se me zbatimin e saj grupi i gjykatësve e prokurorëve të lidhur me krimin do marrin dënimin e merituar.
“KÇK, është organizatë kriminale gjykatës , bashkëpunëtore tutorë të krimit të organizuar, kancer në sistem , që me fillimin e vetingut ka hyrë në fazën e vetë më agresive, prandaj sot po shfaqen shumë më hapur se sa dje.
Motoja e tyre, e kam dëgjuar është kap ca të kapësh, rasti i Durrësit është flagrant e sollën rastësia që u gjendën në një makinë bashkë prokurori dhe një nga eksponentë e krimit si dhe dokumente e vjedhura të Prokurorisë që për një kohë të gjatë i vendoseshin në kurriz Donika Prelës ndërkohë që u gjetën atje.
Për faktin që kriminelët kanë shpatullat e ngrohta, kanë një mungesë ekstremi kujdesi për të fshehur gjurmët, ca të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës, ca të bëjë policia kur prokuroria nuk vepron”, tha Rama.
Kryeministri U shpreh më tej se: “Mendoj që kjo sot është urgjente, në këtë vakum ku drejtësia e vjetër po shembet dhe e reja po ngrihet duhet të ndërhyjmë me një ligj special kundër krimit të organizuar.
Çdokush nga këta të provojë para gjykatës se shpinë, makinë, etj., i ka nga puna.
Ky nuk është një proces penal, por administrativ i duhet vënë kufi i qartë KCK-së, sepse kur një anëtar i saj shkel ligjin askush nuk vepron.
Nëse ne nuk e bëjmë këtë do bëhet nami në vend, do kemi çdo javë shfaqje tërbimi të shkeljes së ligjit”
vijon…