Kryeministri Edi Rama ka folur sot për arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama tha se nga sot nuk do të heshtë më për veprimet e drejtësisë dhe do t’i bëjë publike kritikat.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Oxhaku i vjetër me blozë të partisë të bufit të kënetës dhe mangallët e partiçkave kërkuan dorëheqjen time.

Kanë vënë shishet poshtë zyrës time si dikur që të mbajnë radhën për të kërkuar dorëheqjen time. Natyrisht që marrja e kryetarit nga puna për ta mbyllur pa gjyq ne qeli duke lënë një kryeqytet të tërë pa kokën që i kanë vënë mbi shpatulla çerek milionë njerëz, është një ngjarje që unë s’mund ta kaloj më pa koment.

Lajmi për sot është që unë s’do t’i mbaj më për vete opinionet e mia në lidhje me drejtësinë.

Opinioni sot është ky:

Drejtësia e re ka hyrë në fazë që ka fituar të gjithë vetëbesimin e nevojshëm dhe mbështetja jonë do të vijojë e palëkundur, por nuk ka më arsye pse të mos i shprehim opinionet kritike qoftë he për të ndihmuar konsolidimin e drejtësisë së pavarur.

U bë pesë vjet që flasin të tërë për këdo dhe vetëm ne Partia Socialiste heshtim. Heshtja jonë besoj se i ka ndihmuar institucionet e drejtësisë, por edhe është keqkuptuar.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *