Kryeministri Rama është përplasur me deputetin demokrat Enkelejd Alibeaj. Teksa ky i fundit kërkoi sanksionim për fjalët e kryeministrit, kreu i qeverisë përsëriti sërish se janë të pa fe dhe bedelë.
Alibeaj: Kryeministri që po ikën duhet të dëgjojë diçka.
Rama: Ulu, ulu. Bedelë, budallenj, i pa fe, dele, të shitur. Vetëm një njeri që mund të ngrihet në pikë të mëngjesit dhe ka një hall vjen në Parlament dhe përdor këtë gjuhë.
Ai do të donte t’ia kthenim me të njëjtën gjuhë. Unë i kërkova vetëm një gjë të thjeshtë, nxirr letrat.
Ky fjalor ndryn gjithë këtë Parlament. Këto fjalë janë të tilla që meritojnë një sanksionim nga kryetarja e Kuvendit. Ju duhet të shpreheni tani.
Rama: Dëgjo këtu zotrote. Nuk ka asgjë më të rëndë se sa t’i ngresh dhe t’i ulësh njerëzit hajdutë, të korruptuar, vjedhës etj. Këto janë më të rënda se sa e vërteta që ju jeni këlyshë të rrahur që të vegjël kur keni hyrë te dera e SHQUP- it.
Ju bëni si llazore edhe ky është një fakt. Ju jeni të pa fe, pa din, pa iman dhe keni lënë prova. I provoni përditë. Ju nuk dini të ndani opinionet, qëndrimet, pozicionet duke ruajtur njerzillëkun. Jeni të gatshëm të nxirrni nga goja gjithë të zezat. Ti je një krye bedel i një tufe bedelësh që nuk kanë din, iman dhe atdhe.
Jeni të gatshëm të nxirrni nga goja gjithë të zezat e ta cmendni këtë popull që në pikë të sabahut duke thën që po bëhet një aferë e madhe atje në Portin e Durrësit në një pazar në pazarin e syve që nuk të shohin e veshëve që nuk të dëgjojnë je vetëm një gojë që vazhdon jeton duke bërë bishtrin e non gratës, që e ke në kokë e ska asnë shans të shpëtojë nga non grata
Ky është opinion i mbështetur në fakte e nuk ke fare të kërkosh që unë të kërkoj ndjesë se je një kryebedel i një tufe bedelësh që nuk kanë din iman.