Kryeministri Edri Rama ka reaguar sërish në llogarinë e tij në rrjetin social “Facebook” në lidhje me protestat e zhvilluara këtë javën e fundit në kundërshtim të resortit në Zvërnec.

Kësaj here kreu i qeverisë ka zgjedhur të publikojë foto të pankaratve-meme prej protestës, dhe ka shkruar se në fakt ato “i pëlqejnë”.

“RROFTË MEMEMANIA

Që të merremi vesh se mos krijohet bindja e gabuar që mua s’më pëlqen asgjë nga ky revolucioni imagjinar i flamingove

Aq sa më ngjallin keqardhje me përzierje rropullish fjalimet krra-krra-krra, aq më argëton kreativiteti i memeve, për të cilat sinqerisht u përcjell përgëzime e falenderime autorëve, ndërkohë që më vjen keq vërtetë, që disa të preferuara të tjera nuk i postoj këtu dot se janë shumë të nxehta dhe kot melazëm na krijohen keqkuptime të reja, a thua s’na mjaftojnë këto që kemi për rreziqet imagjinare nga një projekt që do transformojë më tej Shqipërinë”, shkruan Rama.

              

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *