Kryeministri Rama zgjodhi të reagojë në përfundim të afatit të vendosur nga kreu i shtetit.

Përmes postimeve të njëpasnjëshme në twitter, kryeministri Edi Rama e konsideron institucionin e Presidencës nga sot si seli të opozitës, për të cilën thotë se me shumë qetësi e dashuri do u japë një mesazh kumbues ditën e diele.

Ndërsa sjell në vëmendje deklaratën e Kreut të shtetit, se ishte i gatshëm të sakrifikohej si Salvador Aliende për të zgjidhur krizën politike në vend, Rama e ironizon atë, duke e konsideruar udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar, Salvator Haxhi Qametaj

Shefi i qeverise deklaroi prerazi se Shqipëri nuk mund të bëhet shesh për përsheshin e gatuar prej kundërshtarëve politikë. Ai në fund thotë se këtë “ushqim” do ta hanë ata që e gatuan dhe kurrsesi shqiptarët.

“Zyrtare sot: Selia e opozitës rrugore është Presidenca e Republikës dhe udhëheqësi i katër galaktikëve të shtabit të revolucionit imagjinar për të mbrojtur me dhunë republikën e votën e popullit nga vetë populli, është vetë ai, Salvator Haxhi Qametaj

Çfarë karnevalesh politike! Qeshni me ta dhe me qetësi e dashuri t’u japim një mesazh kumbues të dielën, duke votuar ose mos votuar, por duke qenë të gjithë bashkë në një mendje se Shqipëria s’mund të jetë kurrë një shesh për përsheshin e gatuar tërë këta muaj, të cilin duhet ta hanë ata që na e servirën”-shkruan Rama.’

Veritas.com.al/