(Foto Arkiv)

TIRANË- Kryeministri i vendit, Edi Rama, po zhvillon një takim në kryeministri me ambasadorët e vendeve anetare të Bashkimit Europian, të akredituar në vendin tonë.

Mes tyre është dhe ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Ky takim i Ramës me diplomatët europianë vjen pak ditë pas paraqitjes së progres raportit të BE, i cili vlerësoi punën dhe përpjekjet e bëra nga Shqipëria drejt integrimit europian/