Kryeministri Edi Rama ka marrë vendimin për të futur në listat e Partisë Socialiste një emigrant shqiptar i cili jeton dhe punon në Londër.
Kandidati i prezantuar sot është Lavdrim Krashi nga Dibra, i cili jeton prej vitesh në Londër.
“Në planin tonë do të ketë kandidatë emigrant. Kam kënaqësinë dhe nderin që të ftoj një emigrant nga Londra që do të jetë pjesë e skuadrës sonë e 25 prillit. Lavdrim Krashi nga Dibra i ikur prej vitesh dhe duke jetuar duke e nisur nga hiçi dhe sot shërbëtor publik i qytetarëve të Londrës në bashki”, -tha Rama.
VERITAS.COM.AL