Kryeministri Edi Rama ka ndarë disa foto në rrjete sociale nga ajo që ai e quan si “qilimi i gurtë” i Gjirokastrës. Kreu i qeverisë thotë se përfundimi i punimeve mbi parkimin e ri nëntokësor të qytetit çliron nga makinat sheshin e Çerçizit si dhe lidh për këmbësorët hyrjen e qytetit me pazarin.

“Drejt përfundimit edhe qilimi i gurtë i mirëseardhjes në Gjirokastër mbi parkimin e ri nëntokësor të qytetit, që e çliron tërësisht nga makinat sheshin e rilindur të Çerçizit dhe lidh për këmbësorët hyrjen në qytet me Qafën e Pazarit, e cila gëlon ditë e natë nga turistët që këtë vit janë edhe më të shumtë, ndërkohë që çdo muaj hapen dyer të reja shtëpish tradicionale të restauruara e rilindura si bujtina mikpritjeje”, shkruan kryeministri.