Kryeministri Rama ka hedhur poshtë lajmin e publikuar në median italiane për shtyrjen e hapjes së qendrave të emigrantëve në Shqipëri, ku bënte përgjegjëse homologen italiane.

Në një reagim në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shqiptare mohon të ketë dhënë një intervistë për gazetarin e “La Repubblica”, dhe thotë se vetëm ka biseduar në një atmosferë miqësie.

Sipas tij, titulli i gazetës italiane “Rama hedh poshtë Melonin” nuk përkon me fjalët që ai i ka thënë gazetarit italian.

“Jo, Nuk ndryshova mendje dhe nuk dhashë një intervistë. Kam vepruar si një shqiptar që praktikon fenë tonë të lashtë të mikpritjes, shtëpinë e shqiptarit dhe të Zotit dhe të mikpritësit, duke u ofruar kafe miqve të ardhur nga Italia në Tiranë. Biseduam për shumë gjëra në një atmosferë të bukur miqësie dhe sigurisht edhe për marrëveshjen dhe historinë e emigracionit të paligjshëm nga Shqipëria në Itali, të cilit qeveria D’Alema arriti t’i japë fund me shumë sens të shëndoshë dhe largpamësi strategjike. Por nuk e kisha imagjinuar kurrë se do të përfundoja edhe një herë në kënetën e betejës politike italiane në thonjëza me fjalë që nuk i thashë kurrë, si “do të jetë një dështim” ose “do të donim D’Alema” nën titullin “Rama hedh poshtë Melonin” në të cilin nuk e njoh fare veten”.