Kryeministri Edi Rama ka shprehur falënderime dhe mirënjohje publike për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me vatrat e zjarrit në disa zona të vendit, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, banesat dhe natyrën.

“Falenderim, respekt, mirënjohje me zemër për zjarrfikësit, forcat e ushtrisë, policinë, vullnetarët dhe banorët që po përballen me flakët, duke rrezikuar jetën për të mbrojtur njerëzit, shtëpitë dhe natyrën tonë.

Ata që ndezin zjarre qëllimisht, shkatërrojnë pasurinë dhe rrezikojnë jetë, në këtë kohë të vështirë ngrohjeje globale dhe flakësh që po sfidojnë të gjitha shtetet e Mesdheut sidomos, duhet të marrin dënimin më të rëndë që parashikon ligji”-shkruan Rama.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *