Kryeministri Edi Rama, gjatë emisionit ‘Opinion, në TV Klan, ka sfiduar ish- kryeministër e ish president Berisha, presidentin aktual të Republikës, Meta, dhe kryetarin e PD në opozitë jashtëparlamentare, me një veting specifik: Pasurinë e secilit. Por fillimisht e ka vënë sfidën mbi veten e tij.

Rama ka thënë se ‘ të tre këta, dhe une hyjmë në një vetting për pasurinë. Nëse unë dal i papërshtatshëm, që sot lë politikën. Por nëse këta të tre ( Berisha, Meta dhe Basha), dalin me probleme të një pasurie të pa justifikuar, atëherë të ikin një herë e përgjithmonë nga punët publike dhe politika.

Zoti Rama ka përmendur edhe SPAK si institucioni që do të duhej të bënte vettingun e katër politikanëve më në skenë aktualisht.

Veritas.com.al/