Ministria e Jashtme e Rusisë ka reaguar pas zgjedhjes së pesë shteteve si anëtare jo të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Newsbomb.al.

Institucioni i Ministrisë së Jashtme përmes një njoftimi zyrtar ka shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me këto shtete, mes të cilave është edhe Shqipëria.

“Ne presim që pjesëmarrja e atyre shteteve në punën e Këshillit të ndihmojë në forcimin e rolit qendror koordinues të KB në çështjet globale, për të rritur ndikimin dhe efikasitetin e saj,” tha ministria. “Pala ruse është e gatshme për ndërveprim të ngushtë me anëtarët e rinj të Këshillit të Sigurimit në mënyrë që t’i përgjigjet me sukses sfidave dhe kërcënimeve në paqen dhe sigurinë globale”, thekson MPJ e Rusisë sipas agjencisë së lajmeve “Tass“.

Anëtaret e reja jo të përhershme të Këshillit të Sigurisë në OKB janë Shqipëria, Brazili, Gaboni, Gana dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Duke nisur që nga 1 janari 2022, ato do të zëvendësojnë Vietnamin, Nigerinë, Shën Vincentin dhe Grenadinet, Tunizinë dhe Estoninë, të cilët kanë qenë anëtarët e Këshillit të Sigurimit të OKB-së nga janari 2020.

VERITAS.COM.AL