Kryeministri Rama ka caktuar Taulant Ballën në postin e Ministrit të Ri të Brendshëm.

Përmes një reagimi, Edi Rama thotë se të hënën do t’ia dorëzojë emërimin për dekretim presidentit Begaj.

Ndërkohë, Rama falenderon ministrin e deritanishëm Bledi Çuçi.

Deklarata e kryeministrit Edi Rama:

Të hënën do t’i dorëzoj zyrtarisht Presidentit të Republikës propozimet e mëposhtme! Falenderoj ministrin Bledi Çuçi për punën e tij si gjithnjë korrekte edhe në këtë detyrë dhe uroj që ministri i ri i Punëve të Brendshme Taulant Balla, të çojë më tej përpjekjen tonë të palëkundur shtetndërtuese në çdo drejtim.

Në postimin e tij, kreu i qeverisë nuk jep arsyen e shkarkimit të Çuçit si ministër, megjithatë ky vendim vjen në një kohë kur më herët gjatë kësaj të shtune ngjarja e ndodhur në Borizanë, çoi në shkrirjen e Komisariatit të Krujës.

Me vendim të Drejtorit të Përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku, e gjithë trupa e niveleve zbatuese dhe drejtuese e Komisariatit do të rinovohet. Përgjegjës si drejtues operacional për çështjet e sigurisë dhe rendit, do të jetë Drejtori i Policisë Tiranë, Tonin Vocaj. Veç kësaj, ndaj këtij komisariati ka nisur një hetim nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

/a.r

Rama largon nga detyra Bledi Çuçin, Taulant Balla emërohet ministër i BrendshëmRama largon nga detyra Bledi Çuçin, Taulant Balla emërohet ministër i Brendshëm