Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalimin për të shprehur falenderimet për qytetarët, që i besuan një mandat të katërt Partisë Socialiste.

Në sheshin “Skënderbej”, Rama u shpreh se shqiptarët i besuan sërish PS dhe shtoi se ky mandat, do të jetë i integrimit të Shqipërisë në BE.

“Fillimisht me gratë dhe vajzat komando të PS në 12 qarqet dhe të gjithë prej këtij sheshi të Skënderbeut, për të korrur çfarë mbollëm. Për 30 ditë, shqiptarët gjykuan dhe në 11 maj, ata vendosën të  na e besojnë ne, PS, mandatin e katërt. Na besuan më shumë se asnjëherë më parë. Në 4 vjet mbollëm më shumë besim, ne mbollëm më shumë shpresë për Shqipërinë, mbollëm krenari për Shqipërinë europiane. Shqiptarët zgjidhën për një Shqipëri edhe më të mirë”, theksoi ai.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *