Qeveria shqiptare ka nisur sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë dhe krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë.

Ky fakt u bë i ditur nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në ‘Facebook’, ku ndërsa ka postuar edhe disa foto tha se ky mandat do të fokusohet drejt një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve shqiptare me ato europiane.

“Nisëm sot konsultimin me rektorët e universiteteve publike për ngjitjen e Arsimit të Lartë në një nivel tjetër dhe dakordësuam krijimin e Komitetit të Përbashkët për Politikat e Arsimit të Lartë

Do të punojmë ngushtësisht #sëbashku që ta kthejmë Mandatin e Tretë në fazën e një hopi të madh, drejt Objektivit Strategjik të Hapjes së Dyerve të universiteteve tona për Universitetet Publike Europiane dhe krijimin e kushteve, që studentët tanë të mund të marrin në të ardhmen diploma europiane këtu, në Shqipëri”, shkruan Rama.

VEERITAS.COM.AL