Kryeministri Edi Rama, një një postim tjetër në rrjete sociale iu ka bërë thirrje tudentëve që të afrohen pranë kryeministrisë, ‘ta pushtoni’ sepse është juaja”.
Kryeministri ka nënkuptuar një hyrje masive të studentëve në kryeministri për të dialoguar dhe zgjidhur.
Ai shkruan:
“Unë jam shumë i vetëdijshëm për kusuret e qeverisë.
Unë nuk jam njeri që i di të gjitha, edhe pse ashtu dukem.
Nëse duan të luftojnë korrupsionin, këtë mund ta bëjmë bashkë. Studentët le të rrinë sa të duan në shesh, nuk marrin dot vendime, por as qeveria.
Lëreni Monikën dhe Lulin tek ministria. Vendin këtu e keni, pushtoni këtë godinë, kjo është e juaja. Të ulemi dhe të merremi me këtë punë. Nuk është problemi i tarifave”, tha Rama.
Veritas.com.al/