Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me fermerë dhe sipërmarrës të sektorit bujqësor, ku u diskutuan prioritetet e qeverisë dhe mbështetja financiare e parashikuar në Buxhetin e vitit 2026.

Rama theksoi rëndësinë e mandatit të ri qeverisës, sfidat që e shoqërojnë atë, si edhe arritjet në sektorin bujqësor, përfshirë rritjen e prodhimit në sera, zgjerimin e eksporteve dhe rritjen e buxhetit për bujqësinë, me fokus të veçantë te skemat mbështetëse dhe përgatitja për vitet në vijim.

“Takohemi në një moment, ku sapo kemi nisur një mandat të ri, i cili është një mandat i vështirë me peshë për qeverisjen e vendit. Po, këtë peshë na i keni bërë më të thjeshtë ju, për të kryer negociatat e anëtarësimit në BE, dhe t’i vendosim vulën përpjekjen për t’u anëtarësuar në BE.
Sot kemi 3-fishuar prodhimin e serave dhe kemi rritur ndjeshëm konkurrues mërinë në një sipërfaqes serash që ka arritur 240 hektarë. Në një mandat ku kemi nisur të rrisim në një mënyrë të pamenduar 3 vite më parë, të prodhimit të perimeve që ka shkuar në 1500 tonë. Eksportet ka arritur një vlerë të lartë në tremujorin e parë, ku kemi arritur që të kemi gjysmë miliard eksporte. Synimi ynë që të arrijmë një import dy eksport ku vjen punë tek bujqësia. Kemi një buxhet shumë më të lartë për bujqësinë.
Vetëm në skemën kombëtare shkojmë me një buxhet që është gati 2-fishi i vitit që po përfundon. Të gjithë pagesat do të mbyllen brenda këtij viti 100%. Ajo që na intereson është ajo se çfarë duhet të bëjmë në vitet në vijim. Sfidat që na presin janë shumë komplekse, dhe që varet nga faktorë që ndonjëherë nuk janë në dorën tonë. Ajo që vlen në bilancin e këtij viti, është dija e fituar gjatë gjithë këto vite nga vetë ju”, tha Rama.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *