Kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në “Facebook”, ka bërë të ditur se është takuar me Presidentin e Turqisë Recep Tayyip Erdoğan. Rama ka zbuluar detaje nga takimi, ku shkruan se ka biseduar për disa projektet të përbashkëta. Bëhet fjalë për aeroportin e Vlorës dhe linjën ajrore shqiptare.

“Në Stamboll për Kongresin Botëror të Naftës nesër. Sot në rezidencën e banimit të Presidentit Erdogan ku sapo përfundoi takimi prej 90 minutash, mbi projektet e përbashkëta. Progres i qenësishëm për aeroportin e Vlorës dhe linjën e ajrore shqiptare, me asistencën logjistike e teknike të Turkish Airlines”, shkruan Rama.

Veritas.com.al/