Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në vilën qeveritare 30 për një analizë të zgjeruar, Ministrin e Brendshëm dhe institucionet në varësi të saj.

Burime bëjnë me dije se ky takim kishte në fokus punën e bërë të çdo sektori, si dhe fokuset për çështje të ardhshme.

Po të njëjtat burime shprehen se takimi i sotëm pason atë të Ministrisë së Infrastrukturës një javë më parë, ndërsa nuk ka pasur lidhje me zgjedhjen e kreut të Policisë së Shtetit.

Pas Ministrisë së Brendshme, raportoi edhe Ministria e Drejtësisë.

Bëhet me dije se Rama ka zgjedhur të mbledhë çdo javë një nga një ministrat, duke shmangur një retreat të të gjitha ministrive.

Prezenca e ministrit për pushtetin vendor Ervin Demo, vjen pasi Kryeministri i ka deleguar për të çuar përpara çështjen e adresave.

Pak çaste më parë, nga vila 30 është larguar ministri i Brendshëm Lamallari, zv. ministrja e Brendshme Anisa Ruseti dhe Silva Caka, drejtori i Ilyria Guard Florenc Spaho, drejtori i komanduar Bizhga dhe ministri për pushtetin vendor Demo. Sakaq, në vilën 30 ndodhet prej pak minutash ministri i Drejtësisë, Toni Gogu.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *