
Edi Rama: Këto mandate nuk kanë asnjë justifikim, sepse epo të ishte për të justifikuar e kishin mundësinë më shumë njerëzit për t’u justifikuar.
Kështu që për ne nuk ka asnjë justifikim, zero, ku ta di unë se përse Bashkia e Cërrikut i përpunon të gjitha mbetjet e fshatit dhe i kthen në produkt në shitje, dhe pse nuk e kanë të gjitha bashkitë këtë. Është një inovacion, që e ka Bashkia e Cërrikut.
Pse duhet të rrimë të presim, dhe pastaj kërkojnë vetëm fonde nga qeveria, ndërkohë që kanë mundësira të pafundme për të prodhuar dhe për t’i vënë në funksion të komunitetit. Sa i përket kryetarëve të PS, të gjithë kryetarët e njësive duhet të shkarkohen, të gjithë. Kryetarët e njësive administrative të Republikës së Shqipërisë duhet të shkarkohen, për t’iu dhënë mundësia të tjerëve që të tregojnë se mund të jenë më mirë se ata.
Ne duhet që ta zgjerojmë hapësirën edhe për ata të tjerët të cilët nuk na njohin dhe nuk janë çdo ditë me ne, por na kanë dhënë votën. Shqipërinë në vitin 2030 nuk e bëjmë dot duke përsëritur të njëjtat gabime.
Komente