Kryeministri Edi Rama e ka nisur këtë të martë me një thirrje për qytetarët, në sajë të Ditë Ndërkombëtare të Maleve të Pastra.
Rama i kërkon qytetarëve të bashkohen në pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore.
Ai deklaron se bashkimi për këtë nismë do të shërbejë edhe për promovimin e vendit si destinacion turistik.
“Mirëmëngjes,
dhe me ftesën për t’iu bashkuar nismës “10 parqe në 10 ditë” nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, si një kontribut i gjithësecilit për pastrimin e zonave që mbrohen si parqe kombëtare apo natyrore, e sigurisht për të shijuar dhe promovuar edhe më tej Shqipërinë tonë nga Alpet e veriut deri në Llogara, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kreu i qeverisë në rrjetet sociale./e.t